Zum Titel springen

Albanisch: Informacione mbi arsimimin dhe profesionin

Ju jeni e/i huaj në Zvicër me gjuhë amtare shqipe? 
Këtu gjeni informacione të ndryshme në lidhje me stacionet më të rëndësishme të arsimimit dhe të ngritjes së mëtejshme në Zvicër.

Linqet ose vjegëzat&fletëpalosjet

Këtu gjeni një numër të fletëpalosjeve për çështje të rëndësishme në lidhje me arsimimin profesional ose shkollor dhe vjegëza të tjera. Fletëpalosjet mund t’i lexoni në mënyrë elektronike (online) ose t’i shtypni. Merrni këto fletëpalosje me vete kur bisedoni me Këshillimoren për Profesione, Studime dhe Karrierë Personale të kantonit tuaj të banimit.

Secila fletëpalosje, të cilën e gjeni këtu, ka një numër. Nën vjegëzën fletëpalosjet gjermanisht, i gjeni të njëjtat fletëpalosje me të njëjtin numër edhe në gjuhën gjermane.

Shkollimi i detyrueshëm

Në Zvicër kantonet vendosin për shkollimin e detyrueshëm. Prandaj ekzistojnë sisteme të ndryshme të këtyre. Një pasqyrë në gjermanisht, frëngjisht, italisht, reto-romanisht dhe anglisht ofron skema e Konferencës Zvicerane të Drejtorëve Kantonalë të Arsimit (EDK): edk.ch.

Kantonale Schulstrukturen in der Schweiz und im Fürstentum Liechtenstein [PDF, 5.86 MB]

Në faqet përkatëse faqja e internetit të Departamenteve Kantonale për Edukim dhe Arsim gjeni hollësitë e sistemeve shkollore kantonale.

Sistemi arsimor në Zvicër

Arsimimi bazë profesional (Mësimi i profesionit - zanati)

Lista e vendeve të lira për mësim të profesionit (Lista vendeve për mësim të profesionit)

berufsberatung.ch/lena.

Arsimimi shkollor

Tema të tjera për arsimin

Broshura informative

Nëse dëshironi t’i studioni informatat e hollësishme për rrugët e mundshme të arsimimit në Zvicër në gjuhën tuaj amtare, të cilat janë të ilustruara me portretet  e migrantëve dhe vendësve, atëherë shembuj interesantë mund të gjeni në doracakun “Çka pas shkollës?”

Informatat në gjermanisht

berufsberatung.ch ofron informacione të shumta shtesë si dhe bankën e të dhënave për profesionet, për arsimimin dhe për ngritjet e mëtejme në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Disa vjegëza të rëndësishme në gjermanisht:



berufsberatung.ch